Broja shfaqet në konferencën e shtypit me trajnerin e Chelseat

November 1, 2022
1 minut lexim

“Shqipëria? Jam krenar që vij nga Shqipëria, të luaj për Kombëtaren e vendit tim është krenari e madhe”

Armando Broja pritet që të luajë nga minuta e parë kundër Dinamos së Zagrebit. Kjo pasi Chelsea e ka siguruar kualifikimin më herët dhe kundër kroatëve do të jetë thjeshtë një ndeshje më tepër për t’u mbyllur. Një tjetër sinjal për praninë e sulmuesit shqiptar nga minuta e parë në Champions League e dha konferenca e shtypit. Pranë trajnerit Potter gjendej pikërisht Armando Broja, që nuk ngurroi të krenohej me rrenjët e tij.

“Jam një lojtar që luan lirshëm në fushë. Më pëlqen të luaj futboll. Kur trajner më beson, përpiqem të shënoj një gol, të jap një asist apo thjesht të luaj mirë duke u përpjekur të krijoj shanse për ekipin.

Shumë lojtarë të rinj mërziten kur nuk luajnë rregullisht, unë mundohem të shoh anët pozitive dhe të zhvillohem. Nga minuta e parë kundër Zagrebit? E vendos trajneri, ai zgjedh skuadrën.

Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë, prandaj është e vështirë të luash titullar. Do të mundohem ta kapërcej këtë vështirësi të madhe. Shqipëria? Jam krenar që vij nga Shqipëria, të luaj për Kombëtaren e vendit tim është krenari e madhe”, tha Broja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 97-të

Story i radhës

Ukraina kërkon që Rusia të përjashtohet nga samiti i G20-s

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë