Këngëtarja 44-vjeçare shprehet e hidhëruar për vitet kur thotë se nuk kishte lirinë të vendoste për jetën e saj, ndërsa kritikon prindërit Jamie dhe Lynne Spears dhe ata që e etiketuan si “të çmendur”.
Britney Spears ka rrëfyer sërish përvojat e vështira gjatë kujdestarisë 13-vjeçare, duke zbuluar se ndihet e hidhëruar për periudhën kur, sipas saj, nuk kishte kontroll të plotë mbi jetën dhe financat e saj.
Këngëtarja e hitit “Toxic”, 44 vjeçe, ndau një video të re në Instagram, ku shfaqet me të brendshme, ndërsa në një përshkrim të gjatë kritikoi prindërit e saj, Jamie dhe Lynne Spears, si dhe personat që e kanë cilësuar “të çmendur”.
Spears deklaroi se, pavarësisht se punonte shtatë ditë në javë për 15 vjet, nuk kishte mundësinë të udhëtonte lirshëm për të takuar një mik. Ajo gjithashtu zbuloi se vetëm pesë vjet më parë kishte mbajtur për herë të parë një kartëmonedhë prej një dollari.

Këngëtarja, e cila së fundmi publikoi edhe një fotografi të rrallë me dy djemtë e saj, tha se ishte ndier e viktimizuar, pasi, sipas saj, krijimtaria dhe mënyra e veçantë se si e perceptonte botën ishin shtypur.
“Dikur isha një vajzë e ëmbël dhe e pafajshme, e cila ishte e famshme dhe besonte gjithçka që i thuhej”, shkroi Spears në fillim të reagimit të saj.
Më tej, ajo përshkroi mënyrën se si besonte verbërisht te të tjerët, duke kujtuar se për vite me radhë njerëzit e afërt, përfshirë prindërit e saj, kishin ndikuar në jetën dhe vendimet e saj.
Në deklaratën e saj, Spears theksoi se ajo që e kishte lënduar më shumë nuk ishte vetëm ajo që kishte përjetuar gjatë kësaj periudhe, por edhe ndjesia se i ishte mohuar mundësia për të shprehur inteligjencën, mendimet dhe mënyrën e saj të veçantë të të kuptuarit të botës.

Rrëfimi i saj rikthen në vëmendje një nga periudhat më të diskutuara të jetës së yllit të muzikës pop, e cila për 13 vjet ishte nën një kujdestari ligjore që përfundoi në vitin 2021.
Burimi: botasot.info


