Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se oesë banka ruse do të sanksionohen nga Britania e Madhe. Johnson ka bërë të ditur se bëhet fjalë për bankat: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Black Sea Bank.
Ai ka thënë se ka sanksionuar gjithashtu tre persona të pasur: Gennady Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.
“Çdo pasuri që ata mbajnë në Mbretëri të Bashkuar do të ngrihet, individët në fjalë do të ndalohen të udhëtojnë këtu dhe ne do t’i ndalojmë të gjithë individët dhe subjektet në Mbretërinë e Bashkuar të kenë ndonjë marrëdhënie me ta. Ky është kësti i parë, breshëria e parë e asaj që ne jemi të përgatitur të bëjmë dhe ne mbajmë sanksione të mëtejshme në gatishmëri për t’u vendosur”, tha mes tjerash Johnson.