Pastrimin e xhamave mund ta bëni me këtë lloj uthulle

Uthulla e mollës është një dhuratë e mrekullueshme e natyrës. Ajo nuk është toksike dhe lufton bakteret duke e ndihmuar njeriun në fronte të ndryshme.

Uthulla jo vetëm që eliminon bakteret që na rrethojnë në shtëpi, por është edhe më shumë ekonomike se çdo solucion tjetër pastrimi.

Përmbajtja acidike e uthullës së mollës e bën atë ideale edhe për pastrimin e xhamave dhe dritareve të shtëpisë.

Si ta përdorni uthullën e mollës për pastrimin e xhamave?
Larja e xhamave kërkon jo vetëm zhdërvjelltësi por edhe shumë mund. Për të lehtësuar punën tuaj dhe për ta përshpejtuar atë, këshillohet përdorimi i uthullës së mollës për një pastrim rrënjësor të xhamave.

Për të përfituar tretësirën e duhur e të përshtatshme për xhamat ju duhet ta përzieni sasi të barabarta të uthullës me ujin e nxehtë. Përdorni një sfungjer për të larë xhamat me ujin me uthull dhe sigurohuni ta shtrydhni atë përpara përdorimit.

Më pas fërkoni xhamat me drejtim nga lart poshtë. Xhamat duhen pastruar kur nuk ka ndriçim të drejtpërdrejtë të diellit. Pas larjes, shpërlani xhamat normalisht dhe përdorni një napë të pastër për tharjen e tyre.

Tretësirën e uthullës ju mund ta fusni në një shishe spërkatëse dhe të përdorni një leckë pastrimi në vend të sfungjerit dhe larjes së zakonshme. Nëse xhamat kanë njolla të forta e të ngjitshme, atëherë lajini ato paraprakisht me ujë dhe sapun, dhe më pas fërkoni me uthull. Nëse xhamat janë të turbull pas larjes, mund të përdorni një uthull të bardhë e cila ka tendencën t’i larë xhamat pa turbullira.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britania e Madhe sanksionon pesë banka të Rusisë

Story i radhës

Lopez: Do të flisnit ndryshe nëse Myrto Uzuni do shënonte 2 golat…

Të fundit nga