Krimet kundër personit në vitin 2020 arriten ne 6475 raste, ndërsa ato ndaj fëmijëve regjistruan rreth 2000 krime

Ne kuader te Dites Europiane te mbrojtjes se viktimave, CRCA/ECPAT Shqiperi ndermerr nismen Një Ligj për Mbrojtjen e Fëmijëve Viktima të Krimit në Shqipëri! Sipas INSTAT Shqipëri, numri i krimeve kundër personit në vitin 2020 ishte rreth 6475, ndërsa ato ndaj fëmijëve regjistruan rreth 2000 krime, nga të cilat rreth 150 prej tyre kanë të bëjnë me dhunën seksuale ndaj tyre.

Siguria dhe mbrojtja e fëmijëve nga krimi është detyrë dhe përgjegjësi e Qeverisë dhe shtetit shqiptar në tërësi.  

 Mbështetja dhe dëmshpërblimi i viktimave të krimit në Shqipëri nuk është një nocion i ri, por ai mbetet gjerësisht i pazbatuar për shkak sepse shteti ia ngarkon fajin e kryerjes së krimit personit që kryen veprën penale dhe janë gjykatat ato që vendosim për masën e dëmshpërblimit.

Kjo jo vetëm ka kufizuar kërkesat dhe masën e dëmshpërblimit, por shumë prej viktimave për shkak të frikës së hakmarrjes, nuk ndjekin procesin për dëmshpërblimin e tyre. Ndërkohë që te fëmijët viktima të krimit dëmshpërblimi mbetet një e drejtë e pazbatuar deri më sot.  

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koment: Putini shpalli luftë

Story i radhës

Britania e Madhe sanksionon pesë banka të Rusisë

Të fundit nga