branca zbulon prapaskenat 693bfed8b5ec9

Branca zbulon prapaskenat

December 12, 2025
1 minut lexim

Marco Branca, ish-drejtori sportiv i Interit, rrëfeu historinë e tri transferimeve kryesore të kohës së tij te klubi zikaltër.

Për shkëmbimin Ibrahimovic-Eto’o të verës 2009, tha: “Ishte një proces gradual. Vullneti i Zlatan ishte që të shkonte te Barcelona, të luante me Messin dhe të fitonte Champions-in.

Një ditë, njerëzit e merkatos së Barcelonës, duke u kthyer nga një vizitë për një mbrojtës, ndaluan në Milano dhe na ftuan për darkë. Marrëveshja fillimisht përfshinte Hleb, por ai refuzoi të vinte, kështu që e mbyllëm për kartonin e Eto’o, plus 50 milionë euro”.

Për  Wesley Sneijder shpjegoi: “Gjithmonë ishte zgjedhja jonë e parë për mesfushën, por nguronte ta linte Realin.

Falë Ernesto Bronzetti e bindëm dhe erdhi në fund të merkatos. Leja burokratike erdhi kaq vonë sa u stërvit vetëm një ditë para derbit.

Mourinho u zemërua dhe më tha: Nuk mundët ta sillni në kohë as për stërvitjen e fundit? Iu përgjigja ‘jo’ në portugalisht…”

Për Maicon, i ardhur nga Monaco më 2006: “E ndiqnim prej kohësh dhe e paguam 6.5 milionë euro.

Guidolin te Monaco nuk na e rekomandoi shumë për arsye jashtë fushe. Doli të ishte një lojtar i madh dhe në fakt ‘regjisori’ kryesor i Interit të tripletës”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detajet nga shkodra gazetari 15 nxenes te perfshire ne sherrin masiv 3 ne spital 693bfe76c8009
Lajmi i mëparshëm

Detajet nga Shkodra, gazetari: 15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital

sherri me thika prane gjimnazit ne shkoder mes te plagosurve jane dy vellezer si nisi konflikti 693bffbba6b21
Lajmi i radhës

Sherri me thika pranë gjimnazit në Shkodër, mes të plagosurve janë dy vëllezër. Si nisi konflikti

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë