Brad Pitt padit Angelina Jolien

Brad Pitt e ka paditur ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin e tyre që do të thotë se ishte në pronësi të përbashkët.

Ish-çifti kishin blerë një shtëpi dhe vresht në jug të Francës në vitin 2008, të cilët u martuan atje gjashtë vjet më vonë, në 2014.

Megjithatë, Pitt tani po e padit Jolie dhe pretendon se qëllimisht deshi t’i ‘shkaktonte dëm’ atij duke shitur pjesën e saj, pasi ata kishin rënë dakord të mos i shisnin kurrë aksionet e tyre përkatëse pa lejen e tjetrit.

Image

Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Jolie në anën tjetër mori vendimin pasi nuk ishte në gjendje të kthehej në pronë pas divorcit të tyre dhe gjeti një partneri biznesi për ta marrë përsipër, duke qenë se ajo e dinte se biznesi do të trashëgohej nga fëmijët e tyre.

Një burim i afërt me Pitt e hodhi poshtë këtë arsyetim.

Image

Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Thuhet se Pitt po kërkon dëmshpërblim ‘në një shumë që do të dëshmohet në gjyq’, ndërsa shpreson gjithashtu që shitja të shpallet e pavlefshme.

Prona gjendet saktësisht në fshatin Correns, gjersa sipas raportimeve kjo u ble nga dyshja për 25 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëfimi i vështirë i legjendës së NBA-së për të bijën transgjinore: Kam frikë

Story i radhës

ESHS: Për një vit çmimet e shërbimeve hotelerike u rritën për 9.7 përqind

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish