Rrëfimi i vështirë i legjendës së NBA-së për të bijën transgjinore: Kam frikë

Dwyane Wade (40 vjeç), është një nga lojtarët më të mirë që NBA ka nxjerrë në dekadat e fundit dhe i cili gjatë karrierës së tij fitoi tri unaza kampionati. Por ndoshta disa episode të jetës së tij personale kanë kaluar pa u vënë re nga publiku i gjerë.

Ish-lojtari i Miami Heat është i martuar me aktoren dhe këngëtaren Gabrielle Union që nga viti 2014 dhe është baba i katër fëmijëve. Në shkurt 2020, Wade njoftoi se një nga fëmijët e tij nga martesa e tij e mëparshme me Siohvaughn Funches, i cili lindi mori emrin Zion, u identifikua si transgjinor dhe ndryshoi emrin në Zaya.

Një situatë që u pranua natyrshëm brenda familjes, por që e mban Wade të zhytur në shqetësime të mëdha si baba.

“Ejani të jetoni një ditë në botën time, me vajzën time, ejani të shihni se si është të ecësh nëpër këtë botë siç bën ajo,” – vuri në dukje Wade, duke iu referuar ligjeve që janë duke u miratuar në disa shtete të Amerikës së Veriut që synojnë të kufizojnë të drejtat e komunitetit LGBTIQ+.

“Mendoj se po humbasim anën tonë njerëzore dhe sado e bekuar që është vajza ime nga përkrahja e prindërve, unë jam i frikësuar sa herë që ajo del nga shtëpia. Dhe jo vetëm për shkak të dhunës me armë, por për shkak të mënyrës se si njerëzit e perceptojnë atë në këtë botë”, – pranoi Wade.

Për legjendën e NBA shumë gjëra nuk kanë kuptim.

“Jemi në një botë në të cilën kemi në majë të gishtave çdo lloj informacioni për jetën. Fëmijët tanë mund të gjejnë gjithçka që duan, por atëherë si nuk mund të flasësh për disa gjëra në shkollë?” – reflektoi Wade në lidhje me ligjin që do të hyjë në fuqi në Florida, i pagëzuar në popull si “Mos thuaj homoseksual”, i cili ndalon mësuesit të diskutojnë identitetin gjinor dhe orientimin seksual nga parashkollori deri në klasën e tretë.

“Pse të mos flasim për këtë? Pse nuk i edukojmë fëmijët tanë? Pse nuk e edukojmë veten? Nuk mund të mos flasësh për atë që dikush dëshiron të jetë dhe si ndihet. Ne nuk mund të mos flasim për dikë që është homoseksual, biseksual apo transeksual, nuk mund ta shmangim atë dhe personalisht nuk e kuptoj këtë që po ndodh”, – u shpreh Wade.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asllani ka arritur akordin personal me Interin

Story i radhës

Brad Pitt padit Angelina Jolien

Të fundit nga