Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar shifrat e INSTAT për blegtorinë, duke fajësuar politikat e qeverisë si shkak për uljen e numrit të lopëve, deleve dhe dhive.
Me anë të një statusi në Facebook, Braçe shkruan se këtë gjë e ka paralajmëruar që nbë vitin 2018 kur ndryshoi TVSH për bujqësinë.
“Në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë e ne fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra”, shkruan ndër të tjera Brace.
Komenti i plote i Braces
😡65 MIJE LOPE🐄 ME PAK
NGA 31 DHJETOR 2018!
😡250 MIJE DELE🐑 DHE
100 MIJE DHI🐃 ME PAK
NGA 31 DHJETOR 2018!
131 MIJE TONE QUMESHT🥛 ME PAK
NGA 31 DHJETOR 2018!
INSTAT KA PUBLIKUAR TE DHENAT E BLEGTORISE PER VITIN 2021!
Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”;
POR REZULTON E PROVUAR GJITHCKA, MADJE KETE HERE ME TE DHENA NGA VETE MINISTRIA E BUJQESISE!
Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH PER BUJQESINE, ju thashe e ne fund edhe ika nga KOMISIONI I EKONOMISE, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra!
NUK DEGJOI KUSH!
Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”?
A KA VLERE FJALA NE KETE VEND?
NESE KA, NDRYSHONI TVSH PER BUJQESINE QE TE MOS HUMBIM AKOMA ME BAGETI, AKOMA ME USHQIM!
Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani!