Incidenti në Kuvend, reagon LSDM-ja

VMRO-DPMNE krijon tensione në Kuvend, me shpresë se do të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin, nuk do të ndodhë, të gjithë do të përgjigjen.

Të nderuar qytetarë,

Sa herë që tema e drejtësisë është në rend dite në Kuvend, VMRO-DPMNE është nervoze, destruktive, krijon tensione dhe sot ka tentuar të provokojë edhe konfrontim fizik.

Kjo sepse VMRO-DPMNE mbron ashpër kriminelët e regjimit dhe është gjithmonë kundër funksionimit të sistemit gjyqësor.

Problemin me mungesën e gjyqtarëve VMRO-DPMNE nuk dëshiron ta zgjidhë vetëm për të ulur efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe me shpresën se do të thotë ngadalësimi i rasteve që çojnë direkt në Shtëpinë e Bardhë.

Prandaj VMRO-DPMNE po mundohet shumë që ta bllokojë Komisionin Parlamentar, e jo t’ua zgjasë mandatin gjyqtarëve dhe në këtë mënyrë t’i ngadalësojë rastet gjyqësore.

Antonio Milloshoski, për të cilin tashmë ka disa raste, është iniciatori kryesor i tensioneve në Kuvend, ndoshta sepse është i prekur personalisht.

Nëse VMRO-DPMNE-së nuk e kishte të qartë deri më tani, duhet t’i bëhet e qartë, drejtësisë nuk do t’i shpëtojë askush.

Tensionet po rriten, kush ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, thuhet në reagimin e LSDM-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Braçe “shpërthen” ndaj qeverisë: Ju kam thënë që në 2018, por nuk më dëgjoi kush, tani…

Story i radhës

Barcelona – Raphinha, Arsenal futet në garë

Të fundit nga