bore dhe ngrica ne rruge veshtiresi qarkullimi ne dy akse rrugore qe shpien drejt kufirit 69635b8ebc926

Borë dhe ngrica në rrugë, vështirësi qarkullimi në dy akse rrugore që shpien drejt kufirit

January 11, 2026
1 minut lexim

Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të motit, ngricat dhe bora janë prezente në shumicën e akseve rrugore në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha magjistralet që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar është evidentuar borë dhe akull, ndërsa mjegull dhe rrëshqitje dheu nuk janë raportuar.

Pavarësisht kushteve të vështira, të gjitha pikat kufitare mbesin të kalueshme.

Megjithatë, në disa segmente qarkullimi zhvillohet me vështirësi, ndërsa në aksin Pejë-Kullë qarkullimi lejohet vetëm për automjete të vogla.

Situata më e ndjeshme paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë–Mutivodë, ku rruga është e kalueshme, por me vështirësi për shkak të ngricave.

Ndërkohë, parashikimi i motit për të dielën tregon se temperaturat do të mbesin në vlera negative.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 metra për sekondë.

Autoritetet u rekomandojnë ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të përdorin pajisje dimërore, veçanërisht në zonat malore dhe gjatë orëve të mëngjesit dhe të natës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lokali i nates ne zvicer ku humben jeten 40 persona nga zjarri deklarata shokuese e pronarit dera e emergjences ishte e mbyllur nga brenda 6963566674677
Lajmi i mëparshëm

Lokali i natës në Zvicër ku humbën jetën 40 persona nga zjarri, deklarata shokuese e pronarit: Dera e emergjencës ishte e mbyllur nga brenda

kimberley garner terheq vemendjen ne st barts me koleksionin e ri te rrobave te banjes 69635cb1598d0
Lajmi i radhës

Kimberley Garner tërheq vëmendjen në St Barts me koleksionin e ri të rrobave të banjës

Të fundit nga

Shpërthimi i Gattusos

“Stërvitja para ndeshjes? Nuk më takon mua të vendos, ne kemi një president. Unë jam trajneri. Sigurisht, sa më shumë ditë të kemi, aq më mire është”, tha trajneri i Italisë, Rino Gattuso.
ShkoLartë