“Bordi” uli çmimin e naftës me vetëm 1 lek, reagon ashpër Petrit Vasili

min lexim

Petrit Vasili në një reagim pas vendimit të Bordit të Transparencës për çmimet e reja të karburanteve, ka akuzuar qeverinë se po vjedh hapur qytetarët.

Sipas tij, “pasqyra tronditese e vjedhjes jane çmimet e naftes ne Maqedoni, Mal te Zi e Kosove”.

Vasili kërkon shkrirjen urgjente te “Bordit te Hajduteve, qe vendos çmimin e Naftes” si dhe ulje e taksave mbi karburantet.

POSTIMI I PLOTE

Cfare vjedhje e hapur, Bordi i Hajduteve ul vetem 1 lek naften!

Sot Bordi i Hajduteve uli çmimin e Naftes me 1 lek.

Po po e lexuat mire vetem e vetem 1 lek.

Po vjedhje kaq e hapur, kaq e paturp dhe kaq flagrante nuk eshte pare.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Biden deklaron boterisht se:
“Çmimi i Naftes ezhte ne renie rekord”, deklaroi Biden.

Po hajdutet e qeverise vazhdojne te vjedhin dhe vetem te vjedhin.

Pasqyra tronditese e vjedhjes jane çmimet e naftes ne Maqedoni, Mal te Zi e Kosove.

Ka vetem dy zgjidhje shume te qarta dhe te thjeshta:

1.Shkrirja urgjente e Bordit te Hajduteve, qe vendos çmimin e Naftes.
2.Ulje e taksave mbi karburantet.

(Projektligji i propozuar nga une ne Parlament per heqjen e Takses se Qarkullimit dhe te Karbonit eshte qe ne mars i bllokuar nga hajdutet e rilindjes).
Kjo vjedhje po ju behet shqiptareve diten per diell kerkon hetim dhe ndeshkim te rrepte.

SPAK po ulerin gjithe Shqiperia, beni detyren!

SPAK po ju vjedhin edhe juve kur furnizoni makinat me Nafte, qofshi ju qe jeni qe hani turpin me buke!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fitim Mustafi, djali i dëshmorit “Dashmir Mustafi-Dejshi” i hynë përsëri garës për Këshillin komunal të Tetovës

Story i radhës

Dyshimet se shoferin e zuri gjumi! Si ndodhi aksidenti me 12 viktima, brenda autobusit me pelegrinë që po udhëtonin drejt Medjugorje

Të fundit nga