Bombardimet ruse shkatërrojnë stadiumin e futbollit në Ukrainë, FC Desna dënon sulmet

Një stadium futbolli në Ukrainë apo më saktë në qytetin Chernihiv është shkatërruar nga një sulm ajror rus gjatë bombardimeve të ditëve të fundit.

Stadiumi i ekipit ukrainas Desna Chernihiv, së bashku me bibliotekën e qytetit, u goditën këtë javë nga bombardimet ruse.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë dëmet dhe mbetjet e shpërndara rreth qendrës stërvitore sportive olimpike të qytetit.

Skuadra ukrainase me anë të një deklarate konfirmoi se stadiumi ishte goditur nga sulmet ruse.

“Për herë të tretë, pushtuesit moskovitë qëlluan në objektin më të rrezikshëm të infrastrukturës ushtarake në qytet – stadiumin e ekipit tonë vendas. Në foto – pasojat e bombardimit të natës”.

“Por, ne do të jemi në gjendje t’i rindërtojmë të gjitha këto, vetëm do të bëhemi më të fortë dhe më të mirë, dhe ju, “fqinjë”, do të jetoni me të gjithë jetën tuaj”, thuhej në deklaratë.

Trajneri i guximshëm i të rinjve zotohet të mbrojë Ukrainën

Një nga trajnerët e ekipit ka vendosur të ngrihet dhe të luftojë kundër pushtimit rus.

Trajneri i ekipit U-19, Alexander Sergeevich, është bërë një hero për qytetin që kur mori armët kundër Rusisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk e kishim parë asnjëherë kështu, Bruno i shkon pas një vajze

Story i radhës

Pija më e shijshme për ftohjet dhe forcimin e mushkërive me karamele të zeza

Të fundit nga