GJKKO gjobiti 15 mbrojtës, në ditën e 20 të bojkotit të avokatëve, të cilët refuzojnë të paraqiten në seancat që mbahen në gjykatën e posaçme, duke protestuar ndaj rregullores së GJKKO.
Avokatët u gjobitën me nga 5 mijë lekë secili, ndërsa Maks Haxhia u kujtoi GJKKO-së se braktisja e gjyqeve në GJKKO po ndodh në emër të mbrojtjes së profesionit, pasi kjo gjykatë ka shkelur ligjin me kufizimet e rregullores së 1 shtatorit dhe ndaj duhet të rishikohet. Në këtë klimë, dhoma ka thirrur edhe dy mbledhje të tjera.
“Por kjo rregullore nuk cenon vetëm profesionin e avokatëve. Edhe të gazetarëve. Unë jam gazetare prej kohës kur kjo godinë nuk ekzistonte dhe më pas me fondet e BE u ndërtua gjykata për krimet e rënda. Me nisjen nga funksionimi të GJKKO-së, në mënyrë të paprecedentë ndalohet media, i kërkohet gazetarit akreditim, ndalohet përdorimi i IA dhe rregulla të tjera kufizuese”, tha Maks Haxhia.
Kur proceset dhe drejtësia janë të hapura, GJKKO i dha sinjalet e mbylljes, fillimisht duke numëruar minutat e çdo kërkese kur Top Channel plotësonte formularët për ndjekjen me kamera të çdo gjyqi, të cilat i, sipas udhëzimit në fuqi të KLGJ, i dërgonte 24 orë para seancës.
Lexim Email-i nga ana juaj lidhur me kërkesat për regjistrim të imazheve filmike të seancave gjyqësore të datës 09.06.2025 është dërguar ditën e djeshme, në orën 09:39, ndërkohë që seancat gjyqësore për dosjet penale me të pandehur 1) Hajdar Lala, etj., dhe 2) Behar Brajoviq etj., janë caktuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, datë 09.06.2025, respektivisht në orën 08:30 dhe 09:00.
Numërimi i 39 minutave vonesë do të thoshte refuzim, në rastet e tjera kamera dhe gazetari u refuzua me arsyetimin se duhej marrë leje nga të pandehurit. Por edhe kur të akuzuarit e dosjes së Divjakës e pranuan kameran, gjykata refuzoi.
Në zbatim të udhëzimit të KLGJ-së, ka fuqi ndaj çdo gjykate në vend, Top Channel plotësoi sërish formularët për proceset e kësaj jave. Refuzimi kësaj radhe ishte duke kujtuar rregulloren, e cila ka një sërë problemesh, më e rënda që ngatërron lirinë e medias dhe gjykimet e hapura me ligj me sigurinë e një gjykate. Asociacioni i gazetarëve i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur ende verifikimet.
Burimi: botasot.info


