Boiken Abazi: Lumir Abdixhiku pavetëdijshëm i kontribon përçarjes mes shqiptarëve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur sërish akuza ndaj Grupit të Tiranës brenda VV-së.

Në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, i pari i LDK-së ka thënë se grup, i përbërë nga Elvis Hoxha, Dejona Mihali e Hysamedin Feraj, kanë bërë fushatë kundër aleatëve të vendit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar njëri nga eksponentet e VV-së nga Tirana, Boiken Abazi, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ndoshta Abdixhiku pavetëdijshëm po i kontribon përçarjes shqiptare

“Lumir Abdixhiku sulmoi sot “grupin e Tiranës” në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke e veshur me “fajin” për qëndrimet e Qeverisë Kurti në lidhje me heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Lumit Ibër, dhe kritikën që i bëhet disa misioneve ndërkombëtare për faktin që nuk po veprojnë për të hequr barrikadat. Kritikat konstruktive ndaj këtyre misioneve janë të shprehura zyrtarisht nga përfaqësuesit e lartë të Qeverisë Kurti, që janë të zgjedhur nga populli dhe marrin vendime sipas asaj që vlerësojnë se është më e drejtë dhe e dobishme për Kosovën. Ndoshta diku në mëryrë tinzare, e diku në mënyrë të pavetëdijshme, Abdixhiku thjesht i kontribuon përçarjes mes shqiptarëve. Ia kujtojmë z. Abdixhiku se nuk ka ku shkon Shqipëria pa Kosovën dhe Kosova pa Shqipërinë”, ka shkruar Abazi.

Story i mëparshëm

Pse të propozosh në ditë feste është ide e tmerrshme

Story i radhës

Përse njerëzit kur plaken e kanë të vështirë të flenë gjumë

Të fundit nga