‘Bllokohet’ votimi për primaret e PD në Lezhë, shkak problemet me listat e anëtarësisë

December 4, 2022
1 minut lexim

Ende nuk ka nisur votimi për kandidatët e primareve të Rithemelimit, për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”.

Në garë për primaret e Bashkisë Lezhë jan Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca e Anglia synojnë çerekfinalen

Story i radhës

Pse duhet të flini në errësirë ​​të plotë?

Të fundit nga

ShkoLartë