Blinken, vizitë në shtetet nordike

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken planifikon të vizitojë Suedinë, Norvegjinë dhe Finlandën nga 29 maji deri më 2 qershor, tha të premten Departamenti i Shtetit, për të thelluar bashkëpunimin për sigurinë kombëtare dhe çështjet ekonomike, ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në Suedi nga e hëna deri të mërkurën, zoti Blinken dhe Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo, do të udhëheqin takimin e katërt të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE, i cili është i fokusuar në teknologjinë e pastër, mbajtjen e Rusisë përgjegjëse, mbështetjen e Ukrainës dhe rritjen e bashkëpunimit tregtar, tha në një deklaratë Departamenti i Shtetit.

Zoti Blinken do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo të Norvegjisë të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar përgatitjet për samitin e grupit në Lituani në muajin korrik.

Prej andej, ai do të shkojë në Finlandë për t’u takuar me krerët e vendit më të rianëtar të NATO-s, kryeministren finlandeze Sanna Marin dhe ministrin e Jashtëm Pekka Haavisto, tha Departamenti i Shtetit.

Zoti Blinken do të mbajë një fjalim në Helsinki të premten, “për të theksuar të gjitha mënyrat sesi agresioni rus kundër Ukrainës ka qenë një dështim strategjik dhe përpjekjet e vazhdueshme të perëndimit për të mbështetur mbrojtjen e territorit, sovranitetit dhe demokracisë të Ukrainës për të siguruar një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n në prill në një ndryshim historik të politikës së aleancës për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Anëtarësimi, i Suedisë ndërkohë është penguar nga anëtarët e NATO-s, Turqia dhe Hungaria./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykata vendos në favor të qytetarëve të Deçanit, kërkon anulimin e lejeve për hidrocentralet e KELKOS-it

Story i radhës

“A je me të vërtetë ti?”, Goldi Halili bën ironi me Kridens Metën

Të fundit nga