blinken po punojme me polonine per ta furnizuar ukrainen me aeroplane 62251718061d2

​Blinken: Po punojmë me Poloninë për ta furnizuar Ukrainën me aeroplanë

March 6, 2022
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara në mënyrë aktive po shikojnë të arrijnë një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të prodhimit rus, tha sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Pilotët ukrainas veçse dinë të përdorin këta avionë dhe Blinken tha se SHBA-ja mund të ofrojë avionë të tjerë për Poloninë si kompensim për dërgesat në Ukrainë.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe jemi duke parë se sa mund t’i furnizojmë ne më pas ata, nëse Polonia vendos të dërgojë avionë” në Ukrainë. Nuk mund të flas për afate, por mund të them se jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë shumë, shumë aktive”, tha ai.

Këto deklarata të Blinken vijnë pas kërkesës që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy bëri ndaj ligjvënësve amerikanë. Më 5 mars, ai u kërkoi ligjvënësve që SHBA ta ndihmojë shtetin e tij me avionë dhe dronë, në mënyrë që të mbrohet më mirë nga forcat ruse, të cilat kanë nisur pushimin e Ukrainës më 24 shkurt./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

romani pse i shkruar nga s s dhe pse shqiptareve cdoher iu ka ikur treni 622517156044a
Story i mëparshëm

Romani Pse i shkruar nga: S. S dhe pse shqiptarëve ç’doher, i’u ka ikur treni….!?

guardiola ne jemi nje ekip me deshire dhe pasion 6225171c94ac1
Story i radhës

Guardiola: Ne jemi një ekip me dëshirë dhe pasion

Të fundit nga

ShkoLartë