Blinken nuk ka anuluar ende takimin me Lavrov por paralajmërojnë Rusinë për veprimet e mëtejshme

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken nuk e ka anuluar takimin e tij të enjten me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, i thanë CNN dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, megjithëse zyrtarë të lartë e kanë diskutuar atë vendim gjatë gjithë ditës.

Zyrtarët e administratës Biden thanë se do të vëzhgojnë nga afër se çfarë bën Rusia brenda natës dhe do të përgatisin një përgjigje të rëndësishme të martën.

Një pjesë e kësaj përgjigje mund të përfshijë një vendim për takimin në Gjenevë, sepse SHBA-ja tashmë ka thënë se nuk do të ndodhë nëse Rusia pushton më tej Ukrainën, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Rusia tha më herët të hënën se po dërgonte “paqeruajtës” në rajonin e Donbasit pas njohjes nga presidenti rus Vladimir Putin të rajoneve pro-Moskë në Ukrainë si të pavarura. Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia ende po kërkon dhe planifikon një pushtim të plotë të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit tha në mbrëmje se Rusia do të duhet të ndryshojë kursin e saj që diplomacia të jetë e suksesshme.

Siç kemi thënë, ne jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje diplomatike që shmang një konflikt brutal dhe të kushtueshëm, por diplomacia nuk mund të ketë sukses nëse Rusia nuk ndryshon veprimet”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se veprimet e Putinit të hënën “përbëjnë një përshkallëzim të madh”./BS

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

290 vjet nga lindja e presidentit të parë të ShBA-së, George Washington

Story i radhës

Tre mijë e 883 raste aktive me COVID në Kosovë

Të fundit nga