Edhe Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, thotë se një BE me Ballkanin Perëndimor në të, është më e fortë, ndërsa shtoi she SHBA njeh kompromiset që Maqedonisë së Veriut i është dashur të bëjë me miratimin e propozimit.
“Ne i njohim kompromiset e vështira të parapara në këtë kompromis, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Bashkimi Evropian, i cili përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të ndërtuar vrull dhe për të punuar në hapat e ardhshëm.”, shkruan Blinken.