​Blinken dënon sulmet ruse në afërsi të kufirit me Poloninë

March 13, 2022
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dënuar sot ashpër sulmin me raketa të Rusisë në Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Brutaliteti duhet të ndalet”, ka shkruar në një postim në Twitter kryediplomati amerikan.

Një seri sulmesh me raketa herët të dielën goditi terrenin e stërvitjes ushtarake Yavoriv në rajonin Lviv që është sulmi i tretë nga forcat ruse në pjesën perëndimore të Ukrainës në dy ditët e fundit.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby ka thënë sot për ABC, se asnjë pjesëtar i shërbimit amerikan nuk ishte në objektin e trajnimit pasi ata të gjithë ishin larguar nga objekti i trajnimit javë më parë.

Ka pasur disa dëme në objektin e trajnimit ushtarak”, tha Kirby, duke shtuar se Pentagoni ende po vlerëson dhe po diskuton me ukrainasit për shkallën e dëmit nga sulmet.

Kirby shtoi se krijimi i një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë do të nënkuptonte luftë me Rusinë.

Përfshirja e SHBA-së në luftime në Ukrainë tani, ose mbi qiejt e Ukrainës çon në luftë me Rusinë, dhe ka shumë pak që mund të shihni që do të kishte kuptim që kjo luftë të përshkallëzohej midis dy fuqive bërthamore”, tha Kirby.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stresi kërkon të bojkotohet koncerti i Malumas, kjo është arsyeja

Story i radhës

Ushtarët rusë i hyjnë në oborr, çifti i moshuar ukrainas del dhe i dëbon

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë