Ushtarët rusë i hyjnë në oborr, çifti i moshuar ukrainas del dhe i dëbon

Një çift i moshuar ukrainas i patrembur u përball me një grup ushtarësh rusë të armatosur, duke i konfrontuar, pasi që ata u futën në pronën e tyre.

Pamjet tregojë teksa dyshja shkojnë te trupat ruse, në oborrin e përparmë të shtëpisë së tyre, dhe fillojnë të fjalosen me ta, para se t’i dëbojnë.

Në pamje, rusët me pajisje të plota luftarake mund të shihen teksa mbërrijnë në portën e mbyllur të shtëpisë së çiftit dhe hyjnë me armët e tyre në pozicionet e qitjes.

Por kur dëgjuan ushtarët, dyshja e moshuar marshuan nga shtëpia e tyre dhe kërkuan të dinë se çfarë po ndodh, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Burri fillon t’u bërtasë atyre dhe gruaja e tij e ndjek, me çiftin duke bërë me gisht ndaj ushtarëve që të dalin jashtë.

Në mesin e shumë atyre që shpërndanë videon ishte ambasada e SHBA-së në Ukrainë.

“Sot ne përshëndesim këtë çift të moshuar, i cili u përball me tre ushtarë rusë”, thuhet në postimin e tyre.

Që kur vendi i tyre u sulmua mbi dy javë më parë, ka pasur shembuj të panumërt të ukrainasve që sfidojnë me guxim rusët.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Blinken dënon sulmet ruse në afërsi të kufirit me Poloninë

Story i radhës

Morena Taraku: Dashuria nuk është para apo famë, është respekt dhe kujdes

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish