Stresi kërkon të bojkotohet koncerti i Malumas, kjo është arsyeja

Nesër (14 mars), Maluma do të jetë prezentë në Tiranë pasi do të performojë në sheshin “Nënë Tereza”.

E ky koncert ishte paraparë të mabhej shumë më herët, por për shkak të pandemisë nga COVID-19, ishte shtyer.

Ky koncert është organizuar nga kryetari i Bashkësisë, Erion Veliaj.

Por edhe pse ky koncert pritej me padurim, ka edhe nga ata që kanë shprehur pakënaqësi.

Reperi Stresi, nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë, ku madje ai ka kërkuar nga populli ta bojkotojnë këtë koncert.

Në një shkrim të bërë në rrjete sociale, reperi shprehet se populli nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai.

Ndërkohë, në koncert do të këndojnë edhe artistë të tjerë shqiptarë dhe Elgit Doda është njëri prej tyre.

Image

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Digjet një shtëpi në Polac të Skenderajt

Story i radhës

​Blinken dënon sulmet ruse në afërsi të kufirit me Poloninë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish