blake lively terheq vemendjen me paraqitjen elegante shfaqet rralle ne publik pas polemikave me filmin it ends with us 6aeb5993c91fc

Blake Lively tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante, shfaqet rrallë në publik pas polemikave me filmin “It Ends With Us”

November 4, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur amerikane, Blake Lively, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një paraqitje plot elegancë, gjatë një daljeje të rrallë në mbrëmje.

Ajo u fotografua në New York, ku mori pjesë në një event të organizuar me rastin e prezantimit të koleksionit të ri festiv të bizhuterive nga stilisti Brent Neale.

Ylli i serialit “Gossip Girl” zgjodhi një fustan të shkurtër të zi, të dekoruar me temina shkëlqyese dhe detaje me fjongo të zeza. Ajo e kompletoi dukjen me këpucë elegante të Christian Louboutin, një çantë të zezë dhe bizhuteri tërheqëse.

Image

Blake Lively

Flokët e saj bionde i kishte stiluar në valë të mëdha, ndërsa grimi elegant i jepte edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj.

Kjo dalje vjen pas një periudhe kur aktorja ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes publike, pas polemikave dhe betejës ligjore me aktorin dhe regjisorin Justin Baldoni, të lidhur me filmin “It Ends With Us”.

Image

Blake Lively

Çështja mes tyre u mbyll me marrëveshje në maj të këtij viti, ndërsa paraqitja e fundit e Lively duket si një rikthim në skenën e eventeve dhe mbrëmjeve të njohura në New York.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perparim bajrami doli nga paraburgimi avokati millanov thote se nuk ka pasuri ne emer te tij garancia e ofruar eshte patundshmeri e babait te tij dhe nje te afermi 6aeb598e50685
Lajmi i mëparshëm

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Të fundit nga

ShkoLartë