Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Bitcoin i afrohet barrierës së 100 mijë dollarëve – Gazeta.mk

Bitcoin i afrohet barrierës së 100 mijë dollarëve

min lexim

Bitcoin preku një rekord të ri ditën e Premte ndërsa po i afrohet barrierës së 100 mijë dollarëve. Kriptomonedha ka dyfishuar vlerën e saj këtë vit dhe është rritur me 45 përqind që kur Trump siguroi fitoren në zgjedhjet presidenciale më 5 Nëntor.

Ditën e fundit Bitcoin u rrit me 1 përqind në 99,380 dollarë dhe është drejt rrugës për të siguruar performancën më të mirë që prej muajit Shkurt.

Kriptomonedha duket sot më shumë se kurrë pranë adoptimit në masë që nga krijimi i saj 16 vite më parë. Aprovimi i ETF-ve në Janar të këtij viti ka ndihmuar në rritje e besimit në industrinë.

Këtë vit Bitcoin është rritur me 130 përqind.

Trump përqafoi kriptomonedhat gjatë fushatës së tij duke premtuar që ta bënte SHBA-në kryeqytetin e planetit të kriptoaseteve. Madje premtoi të krijonte një rezervë shtetërore të Bitcoin.

Investitorët kripto u entuziasmuan më tepër kur shefi i Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA Gary Gensler tha ditën e Enjte se do të jepte dorëheqjen kur Trump të merrte drejtimin.

Nën Gensler, SEC hapi padi ndaj Coinbase, Kraken, Binance dhe disa firmave të tjera kripto për shkelje të ligjeve financiare. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Story i mëparshëm

Shqipëria me përballje interesante

Story i radhës

Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!

Të fundit nga