Bitcoin dhe Ethereum nisin javën me një rritje të lehtë

June 6, 2022
1 minut lexim

Çmimet e bitcoin dhe ethereum u rritën me 5% ditën e sotme duke ju dhënë investitorëve shpresë për rikuperimin e tregut pas shitjes masive të muajit Maj.

Aktualisht bitcoin këmbehet me 31,384 sipas CoinMarketCap. Kriptomonedha më e madhe në botë është tregtuar në këto nivele që prej 1 Qershorit kur hyri në një spirale tatëpjetë që u konsiderua si korrigjim i tregut.

Pavarësisht rritjes së fundit, bitcoin është 34% më poshtë se vlera në fillim të vitit. Çmimi ethereum gjithashtu u rrit me 6% dhe aktualisht këmbehet me 1,906 dollarë sipas CoinMarketCap.

Kriptomonedha e dytë më e madhe në botë përballet me një detyrë të vështirë për rikuperimin e vlerës 3,800 dollarë ku këmbehej në fillim të vitit.

Muajin e kaluar investitorët tërhoqën 40 miliardë dollarë nga aplikacionet e bazuara në blockchanin e ethereum duke tkurrur vlerën nga 113 miliardë dollarë në 71.04 miliardë dollarë.

Cardano dhe Solana gjithashtu u rritën në 24 orët e fundit madje me ritme dyshifrore 13% dhe 11.4% respektivisht. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasadori amerikan në Rusi nuk pret përmirësim të raporteve

Story i radhës

Ademi: Kuvendi asnjëherë nuk ka pasur kryetar më të mirë se Talat Xhaferi

Të fundit nga

ShkoLartë