Ambasadori amerikan në Rusi nuk pret përmirësim të raporteve

Ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan, tha se Uashingtoni dhe Moska ka pas gjasa që të marrëdhëniet mes dy shteteve të bëhen më produktive “në një kohë të afërt”.

Raportet mes dy shteteve janë përkeqësuar pothuajse në nivelin e pas Luftës së Ftohtë, qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Për shkak të luftës, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur disa runde sanksionesh të ashpra ndaj Moskës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se pushtimi është pikë kthese në historinë ruse: një revoltë kundër hegjemonisë së SHBA-së, që Putini thotë se e ka poshtëruar Rusinë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

“Hezitoj që të bëj parashikime se Rusia dhe SHBA-ja kurrë nuk do të kenë një marrëdhënie më produktive. Nuk mund të them se sa do të duhet për këtë. Në atmosferën aktuale, nuk do të ndodhë… Nuk do të ndodhë sa të jem unë gjallë”, tha Sullivan në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS.

Ai shtoi se për “SHBA-në, presidenti [Joe] Biden e ka bërë të qartë pozicionin tonë: nuk do të sillemi normalisht me Rusinë”.

Sullivan tha se raportet SHBA-Rusi kanë arritur nivelin më të ulët prej epokës pas Luftës së Ftohtë.

Sullivan u kthye në Moskë në qershor të vitit 2021 pasi ishte thirrur dy muaj më herët të kthehej në SHBA, pasi Rusia iu kundërpërgjigj Uashingtonit me sanksione dhe përjashtimin e diplomatëve.

Sullivan tha se pavarësisht raporteve të përkeqësuara, Rusia nuk duhet të mbyllë Ambasadën amerikan në Moskë, pasi sipas tij kanalet duhet të mbeten të hapura në mënyrë që dialogu të vazhdojë./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria bën trotuaret, Marianne Graf malet

Story i radhës

Bitcoin dhe Ethereum nisin javën me një rritje të lehtë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish