Ademi: Kuvendi asnjëherë nuk ka pasur kryetar më të mirë se Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është njohësi dhe respektuesi më i mirë i Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve.

Dhe, jo vetëm unë, por të gjithë ne kemi përparësi të madhe që pikërisht ai është i pari ndër të barabartët, që mund të bashkëpunojmë dhe të mësojmë nga ai, dhe njëkohësisht të jemi të sigurt se nuk kemi gabuar.

Secili deputet kur ta hedh poshtë euforinë partiake dhe të mbetet vetë me veten dhe me anën objektive dhe të sinqertë – në vete e pranon se asnjëherë nuk jemi ndjerë më të mbrojtur dhe më të respektuar si deputetë dhe mbi të gjitha, si njerëz nga ana e tij. Sepse ky Kuvend, kurrë nuk ka pasur Kryetar më të përgatitur dhe më të ditur.

Besoj fuqishëm se kryetari Talat Xhaferi do të vazhdojë punën deri në përfundim të mandatit në mënyrën më profesionale të mundshme.

Story i mëparshëm

Bitcoin dhe Ethereum nisin javën me një rritje të lehtë

Story i radhës

Pasholli: Reputacioni i kryeparlamentarit Xhaferi është i pacënueshëm

Të fundit nga