Bisedë telefonike Osmani – Le Drian

March 17, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me Zhan- Iv Le Drian, Ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës.

Në fokusin e bisedimeve ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, në dritën e presidencës aktuale franceze me Këshillin e BE-së dhe në këtë drejtim për potencialet e kësaj presidence për progresin e integrimeve tona. U bisedua edhe për rrjedhën e dialogut politik me Republikën e Bullgarisë dhe gjithsesi edhe për ngjarjet në Ukrainë dhe si të njëjtat reflektohen në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe Evropës në përgjithësi.

Osmani e uroi kolegun francez, Le Drian për lidershipin e kryesimit francez me Unionin në këto kohëra të vështira, me çka theksoi se uniteti i BE-së e inkurajoi të gjithë botën demokratike, në veçanti vendet e rajonit. Gjatë bisedës telefonike u morën porosi të qarta dhe të pahamendshme për mbështetjen nga ana e Francës; porosi për gatishmërinë tonë për nisje të negociatave, si dhe për rolin e Francës në këtë proces.

Gjatë bisedës Osmani informoi Le Drian se Maqedonia e Veriut ka arritur 100% harmonizimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe në këtë kontekst potencoi se perspektiva evropiane dhe rajoni janë kontribut për stabilitet të qëndrueshëm rajonal dhe evropian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Malet e Karpateve, vendi ku po strehohen me mijëra ukrainas

Story i radhës

Lista e ngushtë e Manchester United për trajnerin e ardhshëm

Të fundit nga

ShkoLartë