Bashkësia Islame e Kosovës e ka mirëpritur mosmiratimin e Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave me gjini të njëjtë.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Kulturë dhe Shtyp në BIK, Ramadan Shokdra, kjo çështje për mos miratimin e Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë ka qenë e ditur se nuk do të miratohet.
“Mos miratimi i Projektkodit Civil për martesa me gjini të njëjtë në Kuvend për ne ishte çështje e ditur pasiq ë këtë e ndalon Kur’ani dhe besimi Islam”, tha ai.
Më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar përmes një deklarate të përbashkët lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dje nuk e ka kaluar në lexim të parë Projektkodin Civil pasi 29 vota ishin kundër, 28 pro dhe katër deputetë kanë abstenuar.