Samsung sjell 5G dhe procesorë të fuqishëm tek smartfonët e segmentit të mesëm

Thuajse një vit pasi zbuloi Galaxy A52 dhe pjesën tjetër të kësaj familje smartfonësh, gjiganti Korean është kthyer me më shumë telefonë.

Edhe pse modelet me ekrane që palosen apo ato flagshipë si Galaxy S22 mund të rrëmbejnë vëmendjen dhe të pushtojnë titujt e lajmeve, versionet Galaxy A kanë qenë një sukses duke kombinuar specifika të kënaqshme me ekrane të mëdha dhe sisteme kamerash të komplikuara.

Modelet e reja Galaxy A53 dhe A33 nuk ndryshojnë strategji. Ato sjellin teknologjinë 5G dhe çipin e fuqishëm 5-nanometër Samsung Exynos.

Me çmim prej 450 dollarësh, Galaxy A53 5G vjen me ekran 6.5-inç AMOLED dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Samsung thotë se kjo frekuencë është e adaptueshme po nuk e specifikoi në çfarë mase.

Samsung aplikon inovacion të konsiderueshëm kur flasim për kamerat dhe seritë A kanë përfituar gjithashtu. Me katër kamera të pasme, sistemi fillon me një sensor kryesor 64-megapiksel me stabilizim optik dhe hapje f/1.8 shoqëruar nga një sensor 12-megapiksel ultra-wide dhe dy sensorë 5-megapiksel thellësi dhe macro.

Sistemi i kamerave përfiton nga procesori i ri 5-nanometër Exynos 1280 me tetë bërthama. Samsung thotë se ka bërë përmirësime të mëdha në këtë procesor të ri të cilat duhet të ndihen kudo duke pretenduar 43 përqind më shumë performancë grafike dhe 31 përqind më shumë performancë në proceset e inteligjencës artificiale.

Dizajni është shumë i ngjashëm me A52 dhe prezantimi i 5G me një procesor më të fuqishëm e bën smartfonin më rezistent ndaj kohës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të paktën 21 të vrarë pas sulmeve ruse afër Harkivit

Story i radhës

BIK-u mirëpret mosmiratimin e Projektkodit Civil

Të fundit nga