Bien temperaturat, në fundjavë dhe gjatë javës tjetër mot i freskët

min lexim

Vala e nxehtësisë që përfshiu Kosovën ditëve të fundit, nuk do të jetë prezent gjatë fundjavës dhe javës tjetër.

Nga e premtja do të mbaje mot me reshje të shumta të shiut, ndërsa në fundjavë do të ketë rënie të temperaturave edhe nën 20 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të jenë deri në 10 gradë celsius, ndërsa të shtunën temperaturat maksimale do të jenë 19 gradë celsius.

Java gjatë javës tjetër do të mbajë mot më i freskët.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather:

Pas të enjtes me kthjellime e diell, nga e premta mot “vjeshtor” me reshje të shumta shiu, e në fundjavë rënie e temperaturave edhe nën 20C.

6.07.2022 – Vala e nxehtësisë që përfshiu vendin ditëve të fundit, përfundoj natën e mbrëmshme pas stuhive me shi e breshër kaluan nëpër pjesë të vendit.  Ditëve të ardhshme parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me ditën e premte, ku pritet të shtrihen mbi vend fusha të presionit të ulët dhe masa më të ftohta ajrore, që do sjellin të reshura “vjeshtore” shiu më të shtrira mbi vend.  Reshjet lokalisht ka gjasa të vazhdojnë kohëpaskohe edhe përgjatë fundjavës, me një rënie të ndjeshme të temperaturave, shkaku edhe i erërave më të ftohta veriore.

Java e ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, ditëve të para do të mbetet me mot paksa më të freskët dhe kryesisht me diell.

Erërat që pritet të fryjnë, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe pranueshme.  Ditën e enjte nën kushte të motit me diell, orëve të pasdites rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve ultraviolete ditën e enjte mbetet në vlera shumë të larta, me ç’rast vlen rekomandimi që t’i shmangemi ekspozimit në diell orëve të mesditës.  Ditëve të tjera kur do të ketë më shumë vransira, rreziku do të jenë në nivele të ulëta.

7.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

8.07 – Kryesisht vranët, erë dhe me reshje më të shumta shiu nga orët e pasdites, që vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

9.07 – Reshjet vazhdojnë edhe përgjatë orëve të mëngjesit.  Gjatë ditës mbetet mot kryesisht me vransira, me reshje lokale shiu dhe i freskët.

10.07 – Kryesisht me vransira, me riga lokale shiu orëve të mëngjesit.

11.07 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe deri në 10C ditën e diel, ndërsa maksimalet, zbresin në 25C ditën e premte, e të shtunën edhe në 19C.

Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme nga veriu e verilindja 5-15m/s, me hpve edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mamaja s`ka patur bukë me ngrënë”, publikohet intervista e djalit të “boses” që i doli emri tek inceneratorët

Story i radhës

LSM padi kundër një pjese të Qeverisë e komunave

Të fundit nga