LSM padi kundër një pjese të Qeverisë e komunave

Lidhja e Sindikatave është e pa kënaqur nga qasja e Qeverisë gjatë sjelljes së ribalansit të buxhetit, ku sipas tyre nuk janë ndarë apo nuk janë parashikuar mjete për rritjen lineare të pagave. Në shenjë revolte, paralajmëruar se do të vazhdojnë me grevën, por jo vetëm, kanë paraparë edhe forma tjera të presionit në drejtim të institucioneve të pushtetit lokal dhe qëndror, që përfshijnë edhe një padi kolektive në drejtim të një pjese të institucioneve qendrore dhe lokale.

“Në vend që nga 01.07.2022 të marrim rritje lineare të pagave apo për 2806 denarë, ne fituam rritje të Energjis elektrike prej 10 deri më 97 për qind, morrëm rritje të çmimeve të karburantëve dhe produkteve tjera, prandaj Lidhja e Sindikatave ka vendosur që të dërgon padi kolektive edhe në drejtim të pushtetit qendror, edhe tek ai lokal, me të vetmin qëllim që ti mbronë punëtorët. Ne kërkojmë që pagat të kenë rritje linear në përputhshmëri me pagat tjera.”, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski.

Sipas Dimovskit parashihet që në të gjitha paraqitjet publike që nga Qeveria e deri tek Ministrit, Parlamenti dhe Komunat të realizojnë grevën e tyre me të vetmin qëllim që t’iu tregohet faktorit ndërkombëtarë se në RMV ka punëtorë të uritur, të cilëve po iu shkelet e drejta për rritjen e pagave në bazë të ligjit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bien temperaturat, në fundjavë dhe gjatë javës tjetër mot i freskët

Story i radhës

ASH dënon vandalizmin, gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet kundër shqiptarëve në protesta

Të fundit nga