Bie nga lartësia e fabrikës së tij, humb jetën 50 vjeçari në Lezhë

Një 50 vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Lezhë.

Sipas policisë shtetasi Ndue Gjinaj, duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosovë, presidentja Osmani takon të dërguarit e posaçëm të Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

Reagojnë ashpër vëllezërit Geci: Edhe në Hagë Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e paskan thënë të vërtetën për komunikatën nr. 59

Të fundit nga