Bie fasada e Qeverisë, rrezikohet edhe e Prokurorisë! Qindra miliona euro u dhanë për “Shkupin 2014”

April 24, 2022
1 minut lexim

Përderisa ende ka objekte nga “Shkupi 2014” që nuk kanë përfunduar, disave ka filluar që të ju prishet fasada.

Fasadën që e kanë paguar qytetarët më shtrenjtë është ajo e Qeverisë, por ka e njëjta ka filluar të bie.
Stili barok i godinës së Qeverisë i ka kushtuar shtetit 17.70 milionë euro, ndërsa Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit veç më ka dhënë urdhër për hetim të procedurës për fasadën e ndërtesës së Qeverisë.
E për dëmtimin e objektit të Qeverisë, ka reaguar nënkryetari I LSDM-së, Stefan Bogoev.

“Krimi i regjimit të DPMNE-së ende edhe sot e paguajmë…”.

Megjithatë, nuk është vetëm godina e Qeverisë që ka filluar të dëmtohet.

“Si duket fatin e njëjte do ta ketë edhe godina e Prokurorisë Themelore. Rreth e përqark godinës janë të vendosura fleta në të cilat shkruan se ndalohet lëvizja në afërsi të fasadës, kjo për shkak se e njëjta mund të bie”, raporton gazetarja e TV21, Valmira Zendeli.

Ndërtesa e Prokurorisë Themelor, ka sipërfaqe prej 9620 metër katrorë dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 14.666.321 euro. Projekti “Shkupi 2014”, është projekt që kushton me qindra miliona euro. Kostoja fillestare për këtë projekt ishte paralajmërua se do të jetë 80 milionë euro, ndërkaq tani ajo ka kaluar mbi 600 milionë euro

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Persona të pandërgjegjshëm i vunë zjarrin maleve të fshatit Budakovë

Story i radhës

Nga moblijet të milingonat, 10 përdorime të pudrës së bebes që do t’ju lehtësojnë jetën

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë