Biden përgatit një urdhër ekzekutiv për rregullimin e kriptomonedhave

March 8, 2022
1 minut lexim

Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për kriptomonedhat kësaj jave dhe do të shënojë hapin e parë drejt rregullimit të kësaj industrie.

Lëvizja vjen ndërsa administrata Amerikane ka ngritur shqetësime javët e fundit për mënyrën e përdorimit të kriptomonedhave nga Rusia për të shmangur dëmin ekonomik të sanksioneve vendosur në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet kanë dërguar vlerën e rublës në nivelet më të ulëta historike dhe madje mbyllur tregun e aksioneve në Rusi.

Burime të afërta me procesin thanë se urdhri ekzekutiv për kriptomonedhat pritet të bëhet publik këtë javë dhe ka qenë në punim kohë përpara se të fillonte lufta.

Urdhri do të përshkruaj se çfarë politikash dhe rregullimesh duhet agjencitë shtetërore, përfshirë Departamentin e Thesarit, të zhvillojnë.

Gjithashtu do të ketë një kërkesë për Departamentin e Shtetit që të sigurohet se ligjet Amerikane të kriptomonedhave janë në përputhje me ato të aleatëve. Po ashtu do ti kërkohet Këshillimit të Mbikëqyrjes së Stabilitetit Financiarë të monitorojë impaktin financiar të kriptomonedhave në ekonomi. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cili është qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës, a do t’i bashkohet Rusisë në luftë!

Story i radhës

Kovaçevski: Pa barazi gjinore nuk ka as demokraci e as drejtësi sociale!

Të fundit nga

Kontratë e re për Messin

Siç qëndrojnë gjërat, viti 2025 do të jetë viti i fundit i Lionel Messit si një futbollist profesionist, megjithëse ka shumë shanse që ai të vazhdojë të luajë edhe në vitin 2026,
ShkoLartë