Kovaçevski: Pa barazi gjinore nuk ka as demokraci e as drejtësi sociale!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, morën pjesë në manifestimin “Tregime të ndryshme, luftë e përbashkët” që u organizua nga Qeveria me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në manifestim morën pjesë më tepër gra nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, të cilat i ndanë rrëfimet e tyre personale dhe frymëzuese.

Te të gjithë ata dukej humanizmi dhe guximi që e kanë të përbashkët në tejkalimin e sfidave të jetës.

Në fjalimin e tij, duke uruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo ditë mund të shfrytëzohet për tu bë të zëshme porositë dhe se pa barazi të plotë gjinore nuk ka as demokraci e as drejtësi sociale, ndërsa përpjekja e tij personal është që nuk duhet të vlejë vetëm për sot.

Në vazhdim e përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“Më lejoni që në fillim t’ju uroj 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sot është dita kur i bëjmë të zëshme porositë se pa barazi të plotë gjinore nuk ka as demokraci e as drejtësi sociale!

Ajo për të cilën unë përpiqem është se kjo festë nuk duhet të jetë vetëm sot.

Unë besoj fuqimisht se këto çështje do të zgjidhen vetëm nëse u japim zë dhe dukshmëri të vazhdueshme – çdo ditë.

Fuqishëm qëndroj pas qëndrimit se këto çështje do të zgjidhen vetëm nëse u japim zë të dhe dukshmëri të vazhdueshme – çdo ditë.

8 Marsi është padyshim një mundësi për të biseduar për barazinë ekonomike, politike dhe sociale të grave, por është e para nga 365 ditët e zëshme për të cilat unë fuqimisht angazhohem.

Si Qeveri, ne po punojmë në mënyrë aktive për të ndërtuar një shoqëri pa stereotipe dhe diskriminim, një shoqëri që është gjithëpërfshirëse dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Shoqëria në të cilën ne të gjithë bashkërisht kujdesemi dhe çdo ditë i inkurajojmë në luftën kundër pabarazisë gjinore, seksizmit dhe mizogjinisë.

Punojmë në mënyrë aktive për të ndalur të gjitha padrejtësitë në shoqëri, sepse lufta për të drejtat e grave dhe vajzave është një luftë për një shoqëri të drejtë.

Vitin e kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje. Për herë të parë në këtë Ligj janë përcaktuar format e ndryshme të dhunës ndaj grave dhe për herë të parë kemi një zgjidhje ligjore që e përcakton dhunën ndaj grave dhe vajzave si dhunë me bazë gjinore.

Ky është Ligji i parë që obligon institucionet të veprojnë me kujdesin e duhur në mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje.

Për herë të parë, procesi kyç për mbylljen e rrethit të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje me riintegrimin e grave viktima të dhunës është futur në legjislacionin kombëtar.

Ligji parashikon gjithashtu veprim të shpejtë dhe efikas të të gjitha institucioneve në përgjigje institucionale ndaj çdo tentative dhune.

Për herë të parë deri më tani, Ligji parashikon detyrimin për gjykatat, të cilat janë të detyruara brenda 24 orëve nga dhuna të sjellin vendim për largimin e autorit nga shtëpia për 10 deri në 30 ditë, si dhe një sërë masash dhe shërbime për qëndrim të përkohshëm për gratë viktima të dhunës në familje, fëmijët e tyre, viktima të trafikimit dhe dhunës seksuale, ku do t’u ofrohet asistencë dhe mbështetje.

Nga të gjithë ne varet se si do ta kundërshtojmë dhunën, heshtja nuk është zgjidhja, të flasësh, të ndërmarrësh veprime dhe një qasje multidisiplinare është mënyra e duhur për të çrrënjosur dhunën ndaj grave, dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje.

Reaguam edhe për tendencat e ngacmimeve seksuale në internet.

Për këtë arsye ne kemi futur në Kodin Penal si të reja veprat penale “Përndjekja” dhe “ngacmimi seksual” në përgjigje të abuzimit me kanalet e komunikimit në internet.

Përpjekjet tona për përforcim ekonomikë i përfshinë në mënyrë të barabartë edhe meshkujt edhe femrat.

Kemi rezultatet e para premtuese. Maqedonia e Veriut është lider në Evropë sipas numrit të grave hulumtuese që kanë një pjesëmarrje prej 53% në numrin e përgjithshëm të hulumtuesve në vend. Kjo është konfirmuar në raportin e fundit të publikuar të UNESCO-s.

Maqedonia e Veriut është shteti i parë që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian dhe ka realizuar me sukses projektin Garancioni për të rinjtë për punësim të shpejtë për katër vite me radhë. Ky është një projekt që ka në fokus të rinjtë, të papunë deri në moshën 29 vjeç.

Me këtë masë vitin e kaluar përfshinë 19.298 të rinj të papunë, prej të cilëve 74,8% janë gra.

Me rritjen e re të pagës minimale ju dalim në pah të punësuarve në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve, ku përqindjen më të madhe e përbëjnë femrat.

Granti për gratë rurale nga masa “Mbështetje për anëtare aktive femër në amvisërinë bujqësore” është vetëm një nga masat e shumta të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermeret individuale. Janë edhe masat “Fermer i Ri”, si dhe mbështetje për fillimin e një agrobiznesi të ri.

Vazhdojmë të përpiqemi të kthejmë ndryshimin në vlerën e punës midis burrave dhe grave dhe të sigurojmë që vajzat dhe gratë në

Vazhdojmë në përpjekjen për anulimin e dallimit e dallimit të vlerës së punës në mes burrave dhe grave dhe në çdo sektor të sigurojmë që vajzat dhe grat të kenë të drejta absolutisht të barabartë për të avancuar në karrierën e tyret punës dhe për t’u zgjedhur në postet më të larta të punës.

Sot, me urimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas bëjë thirrje që të mos ndalemi këtu.

Gratë e pavarura dhe të forta ekonomikisht, me zërin dhe mendimin e tyre të fortë, me mundësitë për zgjedhje të lirë dhe barazi, janë e ardhmja e vendit tonë që nuk do të tolerojë diskriminim mbi asnjë bazë.

Vetëm në këtë mënyrë, së bashku krijojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse, të emancipuar dhe të fortë.

Gëzuar 8-të Marsin, Dita Ndërkombëtare e Gruas”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden përgatit një urdhër ekzekutiv për rregullimin e kriptomonedhave

Story i radhës

Gjuajtje me armë, plaçkitet një bankë në Shkup!

Të fundit nga