​Biden: Ndihma e re për Ukrainën, 800 milionë dollarë

March 16, 2022
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden njoftoi sot ndihmë shtesë të sigurisë dhe humanitare për Ukrainën në shumën prej 800 milionë dollarësh, dhe paketa e re përfshin drone dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Kjo ndihmë përfshin 800 sisteme kundërajrore për të siguruar që ushtria ukrainase mund të vazhdojë të ndalojë avionët dhe helikopterët rusë që sulmuan popullin e tyre”, tha Biden, raporton Reuters.

Gjatë fjalimit për situatën në Ukrainë, presidenti amerikan akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin për shkatërrim të tmerrshëm në Ukrainë, bombardime ndërtesash, maternitete dhe spitale.

Fondet e shpallura janë pjesë e ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, në shumën totale prej 13.6 miliardë dollarësh, bazuar në ligjin e buxhetit që Biden nënshkroi sot.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-sulmuesi më i mirë në Evropë: Më shpëtoi gruaja

Story i radhës

Refki Suma: Qeveria Kurti s’ka shumë arsye për akuza

Të fundit nga

Bie tërmet 4.3 Rihter në Qipro

Thellësia fokale është vlerësuar në 11 kilometra… Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 24 dhjetor, në orën 20:22, në zonën detare pranë Qipros.
ShkoLartë