Ish-sulmuesi më i mirë në Evropë: Më shpëtoi gruaja

Mario Jardel do të kujtohet gjithmonë si një nga yjet e futbollit të viteve ’90-’00 ai cili ka lënë shenjë me golat e tij. Dy herë ”Këpuca e Artë” e Europës, 2 herë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve e shumë tituj të tjerë individual e bënë sulmuesin brazilian një yll në kontinent, sidomos në vitet kur luante me Porton.

Por ai ka zbuluar se karriera e tij mund të kishte qene dhe më e mirë po të mos kishte pasur një ves, drogën.

Ai ka treguar historinë e tij në një emision në “YouTube”, duke pranuar se në vitet kur luajti në Europëe, mes të cilave edhe një eksperiencë te Ankona në Itali, ishin ato kur ra në kontakt me substancat e palejuara.

“Hyra në botën e drogës për kuriozitet kur luaj në një klub në Europë. Njoha disa persona dhe ma ofruan. Fillova ta konsumoja rregullisht kur isha me pushime pasi gjatë periudhave të kampionateve kishte kontrolle anti-dopingu”, zbuloi Jardel.

“Si futbollist ke shumë para dhe ka shumë kurthe, miqësi, tundime dhe kuriozitet përreth teje”.

Futbollisti brazilian falënderon rolin e gruas së tij që e shpëtoi nga ky ves i keq, pasi jeta e tij mund të kishte marrë një drejtim të rrezikshëm. “Sot kam shpëtuar prej saj dhe gruaja ime ishte thelbësore në këtë arritjen e kësaj gjëje.

Kur shkoja në festa, vinte shpesh edhe ajo, pasi në ato ambiente është më e mundshme që të përfundosh duke u droguar, sidomos pasi ke pirë. Tani dua që t’u jap fëmijëve të mi një imazh të mirë dhe të bëj punë sociale që të rinjtë të mos bëjnë gabimet që kam bërë unë në të kaluarën”, tregoi ish-sulmuesi brazilian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sejamini: Berisha është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar

Story i radhës

​Biden: Ndihma e re për Ukrainën, 800 milionë dollarë

Të fundit nga

Kundër Guardiolës

Transferimi i Joao Cancelo nga Manchester City te Bayern Munih ishte padyshim një nga lëvizjet më

AlbanianMacedonianEnglish