Refki Suma: Qeveria Kurti s’ka shumë arsye për akuza

Ish-kryetari i komunës se Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se kjo qeverisje nuk ka shumë arsye për akuza, sepse sipas tij, opozita e tanishme ka qenë për më shumë kohë në krye të qeverisë se sa qeveria aktuale.

“Opozita gjithmonë kritikon. Nëse nuk kritikon, nuk ke mundësi si të vish deri te pushteti, por s’ka shumë arsye për akuza sepse vetë kanë qenë në qeverisje shumë më tepër se sa është qeveria aktuale”, është shprehur Suma.

Suma, tutje tha se Qeveria Kurti e ka pasur fatin e keq që të përballet me kriza të ndryshme si ajo me energjinë, kriza me grurë e kriza të tjera, por sipas tij, edhe kur kritikohet një qeveri, kritikat duhet të jenë të tilla që t’i ndihmojnë asaj.

“S’ka pasur asnjëherë qeveri që nuk ka nevojë për kritikë, por kritikat duhet të jenë të tilla që i ndihmojnë qeverisë, e jo vetëm sa për ta kritikuar”, është shprehur Suma.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Biden: Ndihma e re për Ukrainën, 800 milionë dollarë

Story i radhës

Frika nga martesat e së njëjtës gjini, Kosova nuk i “hap rrugë” kodit të ri civil

Të fundit nga