biblioteka e re e tetoves 80 gati por me dyer te mbyllura miliona denare e premtime pa afat per objektin e teatrit dhe bibliotekes 6aeb906951783

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

November 4, 2026
1 minut lexim

Ky është objekti i ri i Teatrit dhe i bibliotekës së Tetovës.

Ndryshe nga pjesa e teatrit ku punimet po zvarriten, hapësirat e destinuara për bibliotekën kanë marrë formë.

Suvatimet, fasada dhe struktura kryesore brenda e jashtë janë përfunduar në rreth 80 për qind. Për ta hapur atë për qytetarët, do të mjaftonte vetëm instalimi i sistemit të klimës dhe vendosja e orendive. Por, këtu del pengesa administrative.

Një tjetër problematikë e shfaqur gjatë këtij procesi është mospërfshirja e drejtuesve të këtyre dy institucioneve në ecurinë e punimeve. Megjithëse bëhet fjalë për godinën ku do të strehohen, as drejtori i bibliotekës dhe as ai i teatrit nuk kanë qasje në procedurat tenderuese apo në bordin mbikëqyrës.

Për punët ndërtimore gjatë vitit 2026 janë ndarë 57 milionë denarë, por objekti në tërësi ka arritur vetëm në rreth 40 për qind të realizimit. Për ta përfunduar plotësisht të gjithë kompleksin do të nevojiten edhe rreth 250 milionë denarë të tjerë, duke e lënë ende te paqartë datën se kur kjo godinë do t’u shërbejë lexuesve dhe dashuruarve të artit teatror në Tetovë.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni evropian ke raportoi protestat per provimin e jurisprudences ne gjuhen shqipe te drejtat gjuhesore dhe perfagesimi i drejte mbeten problem 6aeb75d33f1a0
Lajmi i mëparshëm

Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shqipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem

auv nis kontrollet ne gjithe sektorin e qumeshtit ja cfare do te analizohet 6aeb90e028877
Lajmi i radhës

AUV nis kontrollet në gjithë sektorin e qumështit, ja çfarë do të analizohet

Të fundit nga

ShkoLartë