bfi ja njofton se ka marre lejen per ndertimin e objektit te ri administrativ prane kalase se shkupit 6b007013bd965

BFI-ja njofton se ka marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ pranë Kalasë së Shkupit

November 20, 2026
1 minut lexim

Nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) thonë se kanë siguruar lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ në pronën e tyre, në afërsi të Kalasë së Shkupit, përcjell TV21. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i BFI-së, Reisul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili këtë e cilësoi si një arritje të rëndësishme institucionale, pas shumë vitesh përpjekjesh.

Sipas BFI-së, objekti i ri do të shërbejë për drejtoritë dhe njësitë administrative të institucionit, me qëllim modernizimin e kushteve të punës dhe përmirësimin e shërbimeve.

“Kjo arritje nuk duhet parë vetëm si realizim i një projekti ndërtimor apo si ngritja e një objekti të ri administrativ. Ajo përfaqëson një investim në të ardhmen institucionale, në forcimin e kapaciteteve organizative dhe në përmirësimin e shërbimeve që Bashkësia Fetare Islame u ofron besimtarëve dhe shoqërisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

BFI gjithashtu ka bërë të ditur se po punohet për vendosjen e gurthemelit të objektit administrativ, si dhe të një salle sportive në SHAM “Medreseja Isa Beu”, në Kondovë të Komunës së Sarajit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hunter schafer shkelqen ne premieren e blade runner 2099 mes spekulimeve se mund te behet vajza e pare trans e james bondit 6b005570baa66
Lajmi i mëparshëm

Hunter Schafer shkëlqen në premierën e “Blade Runner 2099”, mes spekulimeve se mund të bëhet vajza e parë trans e James Bondit

provoni dhe parandaloni mbahet stervitja shpata e arte 6b00709fb17bd
Lajmi i radhës

“Provoni dhe parandaloni”, mbahet stërvitja “Shpata e Artë”

Të fundit nga

ShkoLartë