Sot u bënë 4 vite pa Abdilaqim Ademin. Katër vjetorin e vdekjes së Ademit e kujtoi edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
“I përjetshëm kujtimi për ty miku im Abdilaqim Ademi.
Sot u bënë 4 vite pa njeriun e palodhshëm i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë. Veprimtaria dhe puna e juaj do të përkujtohen gjithmonë në mesin tonë” shkroi Blerim Bexheti nëpërmjet profilit të tij në Facebook.
Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës, ishte politikan Shqiptarë në Maqedoni të Veriut, anëtar i BDI-së, nënkryetar i Qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.
Ai u nda nga jeta katër vjet më parë, ndërsa Qendra Analitike kërkuese e Bashkimit Demokratik për Integrim sot mban emrin e tij.