Bexheti: Familja e Ali Ahmetit po njolloset nga kuzhinat “antishqiptare”!

September 20, 2023
1 minut lexim

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, thotë se akuzat për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmetit bëhen në kuzhina që nuk i’a duan të mirën shqiptarëve.

I ftuar në “Intervistë në Alsat”, Bexheti ftoi politikanët dhe aktivistët shqiptarë që mos t’i bashkëngjiten kësaj fushate kundër kreut të “integristëve”.

“Kjo më duket një kampanjë e sinkronizuar që realisht kuzhina nuk është shqiptare dhe gjitha këto akuza që bëhen kanë të bëjnë më shumë me diskreditimin e personalitetit të z.Ahmeti dhe të procesit që e udhëheq z.Ahmeti me BDI-në dhe nuk është e rastit që në këtë periudhë shumë vendimtare dhe mos prisni që të sulmohet ndonjë qytetarë që nuk merret me këto procese dhe kjo është arsyeja që dëshirojnë ta thyejnë një personalitet të rëndësishëm që e udhëheq një proces të rëndësishëm që është ndoshta legjitime prej tyre që ta sulmojnë por jo në këtë formë që të tentojnë të njollosin familjarët e tij. Kjo është ajo që unë e kuptoj dhe që u pengon atyre që i bëjnë këto sulme. Uroj që s’paku politikanë apo organizata shqiptare mos të bëhen pjesë e këtij karvani që tentojnë njollosjen dhe figurën e procesit sepse nuk është e dobishme as për ata që e thonë”, tha Bexheti në Alsat.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngjarjet e datës 21 shtator

Story i radhës

Franca kërkon mbështetje nga BE për heqjen e fluturimeve me kosto të ulët

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë