Aleksandër Vuçiq në koordinim të plotë me mikun dhe bashkëdiktatorin, Vladimir Vlladimiroviq Putin, ish oficerin e inteligjencës ruse, nëse kuptohet drejt, është shpallje lufte ndaj Dardanisë pasi publikisht para përfaqësuesve të popullit, Parlamentit, para bashkësisë ndërkombëtare se, karrigen në të cilën do të ulet në mes të Rusisë dhe perëndimit-Evropës dhe Amerikës, është Rusia.
Ai, me pranimin e furnizimit me gazin rus, mosndeshkimin e Rusisë për luftën gjenocidale në Ukrainë, nuk len ma asnjë dilemë se kah është e orientuar Serbia në këto momente nëse në ndërkohë nuk e ndryshon qëndrimin varësisht nga presionet dhe rezistimi i tij ndaj Perëndimit.
Lojërat e tyre të pista dhe të rrezikshme, nuk kanë të ndalur, nga gjoja së Putini do ta njeh pavarësinë e Dardanisë deri të betimi i Vuçiqit, i cili, edhe pas shpalljes së pavarësisë, vërtetimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si shpallje legjitime në përputhje me rregullat e Konventave Ndërkombëtare të kësaj lamie dhe njohja nga 117 shtete të botës, ky zotëria në betimin e tij pos tjerave thotë: “Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohin si pjesë përbërëse të saj…”
Ky është një paralajmërim i hapur se, edhe një Rusi e vogël po paraqitet haptas si agresore me tentim invadimi dhe “kthimi i territorit të sajë” të humbur në vitin 1999 pas një lufte në mes të UÇK-së dhe me ndihmën e NATO-s, definitivisht u largua dhe e nënshkroi kapitullimin me Marrëveshjen Ndërkombëtare të Kumanovës.
Duke tentuar hapur që të krijojë edhe një krizë tjetër të re në Ballkanin fragjil për çka Rusia ka investuar shumë politikisht dhe ushtarakisht me qellim që të përçahet perëndimi, të dobësohet NATO-ja dhe t’i nxisë edhe aleatët e sajë, në rënd të parë si Kina e cila, dërgon 30 aeroplanë ushtarak në Taivan, me marrëdhënie të acaruara ndërmjet këtyre dy vendeve për fajin e Kinës duke tentuar që me dhunë ta mbaj Tajvanin si koloni të sajë.
Shtrohet pyetja se, çfarë kuptimi kanë bisedimet me Serbinë shtet me pretendime territoriale ndaj Dardanisë dhe, a janë këto shenja për “përafrim” të marrëdhënieve në mes të dy shteteve por, që nuk e kemi të qartë se si do “t’i bind” Serbia qytetarët e sajë se Dardania nuk do të jetë pjesë e sajë duke i mbajtur në një iluzion, i cili nuk mund të kthehet përpos, siç po pretendon Serbia, më luftë.
Si do ta ndryshojë Kushtetutën e sajë për ta larguar Dardaninë si pjesë e sajë në mënyrë “ demokratike” një popull të cilin e brumosi me nacional-shovinizëm deri të urrejtja e pa kursyer e ndihmuar dhe e propaganduar, Dardaninë si “ djep i Serbisë” dhe, siç propagojnë klerikët serb si gjithmonë kur Serbia është në krizë politike, ajo është aty për ta “ shpetuar”.
Pas këtij betimi që është luftënxitës e destabiliziue, përderisa flet për “stabilitet” në rajon, ku jemi ne si shtet, me të gjitha organet shtetërore në aspektin e syçeltësisë, përgatitjeve për vetëmbrojtje, krijimi i një unitetit i çakorduar përtej çdo niveli i cili, ma se shumti çon ujë në mullirin e Serbisë.
Jo vetëm që mungon uniteti por, shprehet një urrejtje aq pakuptimtë sa është e rrezikshme po aq brengosëse.
Krejt kjo është reflektim ndaj masave dhe veprimeve të cilat po merren rreth luftimit të krimit, korrupsioni, nepotizmit dhe pasurimit të jashtëligjshëm gjatë periudhe 20 vjeçare të të gjithë atyre që ishin në pushtet e të cilët, jo që nuk i luftuan këto dukuri por, nëpërmjet kapjes së të gjitha institucioneve të drejtësisë, prokurorisë, të hetuesisë, duke i mbuluar aferat e hajnive shtetërore në institucioneve të sigurisë, policisë dhe prokurorisë.
Tani, këta, janë në gjendje që, jo vetëm të bëjnë opozitë reaksionare arrogante por, për t’i shpëtuar drejtësisë, janë në gjendje të kalojnë edhe në anën e te së keqes që kjo qeveri të pengohet, pse jo edhe të rrëzohet e cila po tenton t’i luftojë këto dukuri por të pengohet më çdo mjete dhe metoda.
Këtë, sovrani e ka kuptue dhe shpreson se më në fund do të pastrohet kasta politike, shtetërore, parlamentare nga deputet të dirigjuar, të kontrolluar qoftë edhe te shantazhuar, duke iu kërkuar që, duke krijuar dofar komisioneve sipas asaj Çerqilliane se, po qe se donë të zgjatësh punë e mos t’i zgjedhësh kurrë, formo komisione jo efikase e afatgjate.
Pastrimi i këtyre organeve, mund të ndodhe vetëm nëse miratohet dhe aprovohet Vetingu si filtër përfundimtar për t’i siguruar dikujt që të vijë në poste përgjegjës shtetërore në të cilin janë të inkuadruar edhe ndërkombëtar.
Pritjet nga rekomandimi i Komisionit të Venecias i cili e ka dhënë një dritë të gjelbër, duke shpresuar në atë pozitiv, mund të kemi njerëz të kualifikuar, me moral kredibil, të vendosur e të përkushtuar, mund të pritet qe drejtësia, prokuroria, hetuesia, policia dhe organet tjera të ç’kapën dhe qytetarët ta kthejnë besimin në drejtësi të barabartë e jo në atë selektive.
Njëherit, kthehet siguria e individit dhe e pasurisë di dhe pronës, problem shqetësues në 20 vitet e kaluara.
Ku qëndron shteti shqiptar, Shqipëria pas këtij skandali politik të presidentit Vuçiq dhe a ka ndonjë reagim apo, heshtja e cila është e barabartë më pajtim.
Fatkeqësisht, nëse nisemi nga marrëdhëniet personale në mes miqve të vjetër e të dakorduar, fatkeqësisht gjithnjë në dëm të Dardanisë dhe çështjes së përgjithshme shqiptare.
E nisën me tentimndarjen apo korrigjimin e kufijve, me Ballkanin e hapur, projekt afatgjatë ruso-serb, duke manipuluar edhe me qëndrimet e disa shteteve evropiane por, edhe nga Amerika, nganjëherë, duke mos u lëshuar në detaje se, është në përputhje me Marrëveshjen e Berlinit apo me pretendimet ruso-serbe qe të krijojnë një mini-evropë në kuadër të Evropës.
Kur u shpërnda “lajmi se, Putini mund ta njeh Dardaninë”, janë dy gjëra prezente po qe se është kjo një gjë “ serioze”, duke dashur që Putini, më njohjen eventuale të kushtëzuar me njohjen e pjesëve të aneksuara më dhunë, si dhe më kushtëzimin e formimit të Ballkanit të hapur më Serbinë në krye, atëherë, duhet analizuar të gjitha këto pretendime.
Sikur në krye të Qeverisë së Shqipërisë të ishte një kryeministër shqiptar, ai, ishte deshtë të reagojë për hirë të interesit të Dardanisë, për hirë të paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe, në shenjë mospajtimi për këtë skandal të Vuçiqit, ishte deshtë që menjëherë të deklarohet kundër Ballkanit të hapur, mos asgjë tjetër që Dardania ia ka përsëritë disa herë se, pa njohje nga ana e Serbisë, nuk ka kurrfarë gjasa që Dardania të përfshihet në Ballkanin e hapur dhe, vetëm nëse kjo ngrehinë themelohet sipas kushteve dhe rregullave të Marrëveshjes së Berlinit.
Institucionet e Dardanisë, duke mos pritur se çka fo të ndërmarrin të tjerët, ata, duhet ta alarmojnë bashkësinë ndërkombëtare duke punuar në aspektin e përgatitjes së sigurisë së sovranitetit, tërësisë territoriale, dhe funksionimit të shtetit, pa marrë parasysh prezencën e KFOR-it si pjesë e NATO-s, garantuese për të gjitha këto që i ceka më lartë.
Më në fund e gjithë bota u bind se, kush është Serbia dhe kush është destabilizuesja në Ballkan dhe më gjerë bashkë me Rusinë diktatoriale e gjenocidale e cila, me veprimet e sajë në Ukrainë, tregon në mënyrë autentike se si Serbia ka ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve të Dardanisë.
New York
31 maj 2022