Banka e Anglisë mund të ndërhyjë gjatë kolapsit të një stablecoin

Banka e Anglisë ditën e djeshme lajmëroi se do të ndërhynte në mënyrë direkte dhe mbikëqyrë stablecoin-ët që po shkojnë drejt kolapsit nëse banka qendrore e Anglisë e gjykon se monedha po dështon në mënyrë sistematike.

Është një plan i cili ka filluar të konsultohet që prej Janarit 2021 dhe u përmbyll në Prill të këtij viti.

Qeveria Britanike synon ti japë juridiksion të plotë Bankës Qendrore Britanike mbi kripomonedhat dhe fuqinë për të ndërhyrë në rastin e një kolapsi të një stablecoin.

Qeveria qartësoi se banka qendrore do të ndërhyjë vetëm nëse shikon se stablecoin është duke kolapsuar dhe si rezultat të cenojë edhe sistemin financiar Britanik me pasoja kolosale për bizneset dhe palë të tjera interesi.

Fuqitë e plota të bankës qendrore në amendamentin “Special Administration Regime” janë të paqarta ndërsa dokumenti përmend ndërhyrjen e drejtpërdrejtë dhe mbikëqyrjen.

Britania dhe Kriptomonedhat

Njëlloj si shtetet e Bashkuara, qeveria Britanike ka qëndruar e distancuar nga kriptomonedhat por rritja e pamohueshme e tregut që prej 2021 ka risjellë në vëmendje nevojën për rregullim.

Në Prill të 2021, Banka e Anglisë dhe Thesari lançuar një “task force” për të eksploruar idenë e një monedhë dixhitale lëshuar nga banka. Do të ishte një stablecoin lëshuar nga shteti, ose një paund dixhital.

Thuajse 100 vende të botës po eksplorojnë paranë dixhitale shtetërore. Në Prill të 2022, qeveria Britanike njoftoi planet për tu bërë një qendër e kriptoaseteve.

Deri më sot hapat kanë qenë të vegjël. Qeveria do të lëshojë NFT këtë vetë në bashkëpunim me Royal Mint. Qeverisë i është bërë thirrje që për rregullimin e kriptomonedhave të marrë në konsideratë kolapsin e fundit të Terra. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Betimi i Aleksandër Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë, është shpallje lufte ndaj Dardanisë

Story i radhës

Bujar Osmani në Uashington, hap kapitull të ri në diplomacinë e vendit. Ja çfarë thotë Ambasadorja amerikane

Të fundit nga