Shkruan: Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha
U mor vendimi në shtabin e Ustrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së që njësitet tona të futen afër Shkupit, për të provokuar një dyluftim të pabarabartë mes UÇK-së dhe forcave qeveritare, me qëllim që të përshpejtohet përfundimi i luftes së vitit 2001, me një fitore për neve shqiptarëve.
U caktuan njësitet, komandantat dhe ushtarët të cilët vullnetarisht do të hynin në një rrethim shumë të rrezikshëm.
Disa komandatë të cilët në fillim u lajmëruan vullnetarisht për t’u futur në Haraçinë, mbas disa ditësh u larguan me arsyetim se në këtë fshat, largë pozicioneve te UÇK-së, që ishin në Mateç, Hotël, Likovë, Sllupçan etj., ishte vështirë qëndresa, furnizimi i logjistikës… dhe kishin të drejtë.
U kërkua nga unë që të marr përsipër hyrjen në Haraçinë, pasi që isha më i vjetri, që nga para fillimit të betejës së parë të UÇK-së në fshatin e lindjes time, Tanushë, dhe se ushtarët vullnetarë po kërkojnë komandant Hoxhën.
Pasi u konsultova me vullnetaret, komandant Telin dhe Arushën e Haraçinës, duke kërkuar mendimin e tyre se sa mund të marrin përgjegjesitë në këtë betejë të pabarabartë, më kujtohet Teli më pat thënë: “Komandant mos kërko nga unë të jem në roje, e sa për luftime nuk do bëjmë gjumë nëpër beteja”!
U nisëm nga fshati Hotël në mbrëmje deri në Manastirin mbi fshatin Mateç ku ishte bazë e UÇK-së. Telin me katër ushtarë e dërgova për Haraçinë ta kontrollon rrugën që mos të biem në pritë befasie.
Mbas dy ditësh Komandant Teli me Arbenin dhe shokë të tjerë, erdhën na morën në vendin e quajtur “Vllaigrob” në mbrëmje pa na vërejtur askush. Pas disa orësh arritëm në Haraçinë tek shtëpia e Ragmiut, ku pushuam disa orë dhe vazhduam në qendër të Haraçinës tek shtëpia e bacës Xhezë. Aty dhe vepruam organizimin e strukturave të UÇK-së dhe pozicionimin.
Për fat tonin jo të mirë, pala maqedonase na vërejtën po të nesërmen në mëngjes hyrjen tonë në fshat dhe na doli pak sa situata nga kontrolli, sepse nuk kishim edhe aq kohë të mjaftueshme për të u strukturuar në hirearkinë ushtarake – Skuadara, Togje, Kompani e deri në Bataljon. Si dhe nuk kishim shumë kohë që t’i rregullojmë dhe të bëjmë fortifikimin e rovave (hendeqeve), bunkerave etj., dhe pozicionimi i armatimit të rënd këmbesorie që dispononte UÇK-ja, top pa dridhje dhe Gulinov 12,7 (mitraloz i rëndë kundërajror i njohur si DShK 12.7 mm).
Beteja filloi para asaj dite që pritnim ne. Mëngjesin e hershëm të ditës së premte, u hedh gaz shumë i rënd në gjithë fshatin, kryesisht për pozicionet tona nga helikopteret maqedonas, ku ne nuk ishim të përgatitur me maska për një betejë të tillë me gazra helmues. Por, për befasi, brenda 5 min,u lajmërua një erë (frymë) e fuqishme nga i Madhi Allah dhe ajri u pastrua nga gazrat.
Menjëherë më raportuan për sulmin e parë pa lindur ende dielli. Anës rrugës Likovës, me një sulm të fuqishëm granatimesh të ashpra nga altileri të kalibrave të mëdha, blinda, tanksa, ku pozicionet tona filluan të kërkonin municione dhe përforcime. Menjëherë pas disa minutave tjera, sulmi tjetër filloi nga rruga kryesore e fshatit Haraçinë që e lidhë me Shkupin.
Nuk do futem shumë në detaje për çdo detaj të betejës tre ditore, sepse duhet disa libra të përshkruhet trimëria e ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, ku mund të them se kam qenë i vetmi komandant që kam ndejt prej në shtab duke udhëheq ofenzivën, sepse tjerët komandanta të gjithë vullnetarisht kanë luftuar përkrah ushtarëve.
Vlen të theksohet se në këtë betejë, UÇK-ja ka qenë e rrethuar në katër anët, plus nga ajri sulmet kanë qenë pa nderprerë të helikopterëve dhe avionëve “Suhoj”.
Flitet se UÇK-ja ka pasur përkrahjen, jo të amerikaneve, jo të muxhahedinave etj., por e vërteta është se asnjë ushtar jo shqiptar në rradhët tona nuk ka pasur perveq nga Kosova,Shqiperia,Lugina e Presheves dhe Ilirida.
Fundja, UÇK-ja me armatim këmbësorie, me jo më shumë se 240 ushtarë qëndroi pa ju lëvizur pozicioneve, ku kishte sulme me gjithë arsenalin e shtetit, prej avionëve “Suhoj”, helikoptera MI24 dhe njësitë speciale të policisë dhe ushtrisë të armatosurua. UÇK-ja qëndroi stoike edhe përkundër tanksave, blindave dhe përkrahjeve të llojeve të shumta, të armatimeve, minahedhësave, raketave, si dhe gjithë gjeneralëve të një shteti , të cilët thurrnin plane dhe jepni urdhëra se si t’i të marrin pozicionet e UÇK-së.
Tre ditë luftime deri sa erdhi delegacioni i NATO-s nga shtatë anëtarë, në mesin e tyre edhe Pieter Feith, i cili në kontaktin e parë me tha: “Komandant Hoxha, mori fund lufta dhe se më tej nuk do t’iu lejojmë luftime. Tani bisedimet do fillojnë për paqe, sepse pala maqedonase ka pranuar ndaljen e luftës dhe fillimin e bisedimeve për një marrëveshje paqësore”.
Unë kam biseduar vetëm mënyrën e tërhjeqjes së UÇK-së nga Haraçina në drejtim të Likovës. Bisedimet dhe politikën tjetër kush e kanë marr përsipër ju gjith e dini mbas 2002.
UÇK-ja në Haraçinë me pas qëndruar vetëm një orë luftimeve dhe me u tërhjek, sërish ka qenë krenari. Por jo, ndodhën tre ditë luftime dhe erdhi një fitore e pranuar nga qeveria dhe nderkombetaret.
Allahu i shperbleft gjith deshmoret e trimat e ksaj beteje te pa barabart ,ku i mundun gjith gjeneralat e shtetit.
P S,Kishin pas ardhur urdheri nga shtabistat qe mbas betejes te vriten Kom Teli e Kom Hoxha,.
Teli me shok u tradhetua dhe u vra e kom Hoxhes disa jav i ben atentat por ja qe Allahu ka vendos qe un te jem gjall edhe te i dij ata te cilet u shetitshin me uniforma te hekurosta her ne Prizren e her Tetov e likov e askun pa e mar guximin me qit nje plum vetem plane se si te vriten komandantat e frontit e mbas luftes ata te dalin para popullit te thon se ,,ja ne heronjet,,,.
Sa te doni lavderohuni neper medija per betejat e uck por nuk do dini te i pershkruani betejat .
Disa komplotista i mur Allahu e disa tjer po i verej ka nje her neper foto dhe intervista tv, me ftyra te zymta e deformuara si te…..
Si thor artisti Reshat Arbana,,,Hani e pini….
UCK ka henger plumba e barut me qmimin e jeterave qe ju te hani e pini dhe goksoni….
Burimi: lajmpress.org


