ndahet nga jeta reperi i njohur britanik sway 6aac61fbd5286

Ndahet nga jeta reperi i njohur britanik, Sway

September 17, 2026
1 minut lexim

Reperi britanik, Sway, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, ndërsa lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij i afërt, Kream, përmes një postimi në Instagram.

Sway, emri i vërtetë i të cilit ishte Derek Andrew Safo, ishte një prej figurave të rëndësishme të skenës britanike të rap-it.

Ai u bë i njohur për këngën “Level Up”, e cila në vitin 2012 u rendit në mesin e dhjetë këngëve më të dëgjuara në Britani.

Miku i tij, Kream, e përshkroi Sway-n si një mik të afërt, legjendë të rap-it britanik.

Ai tregoi se gjatë muajve të fundit kishin komunikuar rreth problemeve shëndetësore dhe kishin mbështetur njëri-tjetrin, veçanërisht në rolin e tyre si baballarë.

Sway la pas katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.

Sipas Kream, ai kishte komunikuar me ta përmes një video pak kohë para vdekjes.

Karriera e Sway-t shënoi disa momente të rëndësishme.

Në vitin 2005, u bë artisti i parë pa kontratë me një shtëpi diskografike që fitoi çmimin MOBO për artistin më të mirë hip-hop.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulime te reja per epstein dy gra pretendojne se ai kishte fotografi te tyre lakuriq kur ishin femije 6aac613211535
Lajmi i mëparshëm

Zbulime të reja për Epstein – dy gra pretendojnë se ai kishte fotografi të tyre lakuriq kur ishin fëmijë

sali vlen nis rrugetimin per ndryshimin ne bervenice jakup huseini kandidat per kryetar 6aac64a44191a
Lajmi i radhës

Sali: VLEN nis rrugëtimin për ndryshimin në Bërvenicë, Jakup Huseini kandidat për kryetar

Të fundit nga

ShkoLartë