sali vlen nis rrugetimin per ndryshimin ne bervenice jakup huseini kandidat per kryetar 6aac64a44191a

Sali: VLEN nis rrugëtimin për ndryshimin në Bërvenicë, Jakup Huseini kandidat për kryetar

September 18, 2026
1 minut lexim

Në Çellopek të Epërm, koalicioni VLEN ka nisur aktivitetet zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, duke prezantuar kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të komunës.

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se VLEN hyn në garën zgjedhore me Huseinin dhe një ekip që, sipas tij, synon të sjellë ndryshime në komunë.

“VLEN hyn në këtë garë zgjedhore me kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseinin, me një ekip të përkushtuar dhe me një vizion të qartë për një komunë më të zhvilluar dhe më funksionale”, ka shkruar Sali.

Ai theksoi se fokusi do të jetë te puna dhe përgjegjësia në raport me banorët e Bërvenicës.

“Bashkë me banorët, me punë dhe përgjegjësi, nisim një kapitull të ri për Bërvenicën”, u shpreh Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta reperi i njohur britanik sway 6aac61fbd5286
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta reperi i njohur britanik, Sway

bdi haga nuk mund ta tjetersoje historine e luftes se uck se 6aac65eee3c12
Lajmi i radhës

BDI: Haga nuk mund ta tjetërsojë historinë e luftës së UÇK-së

Të fundit nga

Ndahet nga jeta reperi i njohur britanik, Sway

Reperi britanik, Sway, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, ndërsa lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij i afërt, Kream, përmes një postimi në Instagram. Sway, emri i vërtetë i
ShkoLartë