bekim fazliu bdi ja per 20 vjet menaxhoi labirintet juridike te gjuhes shqipe ne kerkojme te dalim prej tyre 6b0783a000061

Bekim Fazliu: BDI-ja për 20 vjet menaxhoi “labirintet” juridike të gjuhës shqipe, ne kërkojmë të dalim prej tyre!

November 26, 2026
1 minut lexim
att.wEsfSv2Xcn2bzXojc82gOW4wszqdEdGMHIIyQpLj4pA

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria akuzon BDI-në se për dy dekada ka menaxhuar sistemin e paqartësive juridike rreth statusit të gjuhës shqipe, duke e shndërruar atë në mekanizëm për privilegje, poste dhe interesa partiake.

Sipas Fazliut, paqartësitë kushtetuese e ligjore, kushtëzimi prej 20% dhe zyrtariteti i shkallëzuar e kanë vendosur gjuhën shqipe në një “labirint juridik”, ku BDI-ja, gjatë kohës në pushtet, jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin, por u bë menaxhuese e këtij sistemi.

Ai kritikon edhe qëndrimin e BDI-së në opozitë, duke thënë se në vend të kërkimit të barazisë së plotë, ajo vazhdon ta mbrojë sistemin ekzistues.

Fazliu kërkon barazi të plotë juridike dhe institucionale për gjuhën shqipe, sipas modelit të Kosovës, dhe jo zgjidhje të pjesshme që, siç thotë, i mbajnë shqiptarët të ngujuar në beteja të vazhdueshme për mbishkrime, tabela, provime, faqe interneti, emërtime rrugësh e dokumente.

“Shqiptarët kanë nevojë për barazi juridike dhe institucionale. Por problemi është se ata që u mësuan me labirintet e pushtetit sot duan të na bindin se vetë labirinti është zgjidhja. Ne kërkojmë të dalim prej tij!”, thekson Fazliu.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elon musk me projekt gjigant ne hapesire 1 milion qendra te te dhenave rreth tokes 6b07790422b0e
Lajmi i mëparshëm

Elon Musk me projekt gjigant në hapësirë, 1 milion qendra të të dhënave rreth Tokës

samiti be ballkani perendimor kjo eshte deklarata e plote e miratuar ne bruksel per rajonin 6b079f4f2bdbf
Lajmi i radhës

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Të fundit nga

ShkoLartë